narcizem.aldikush genjen me buze e dikush tjeter me lote.

Jehona dhe Narcisi

postuar kete vit, 31 lexime
Jehona ishte nje nimfe e bukur. Ajo i pelqente shume pyjet dhe kodrat dhe i pelqente te luante atje. Por ajo kishte nje te mete: i pelqente shume te fliste dhe i pelqente gjithmone te thoshte fjalen e fundit.

Nje dite Juna, nje nje perendeshe, erdhi ne kerkim te burrit te saj sepse kishte frike se ai mund te flirtonte me nimfa te tjera. Jehona e vonoi qellimisht Junen duke folur me te derisa nimfat e perfshira kishin ikur. Pasi e zbuloi kete kurth, Juna u zemerua. Ajo e shau dhe mallkoi Jehonen, "Me ke mashtruar me gojen tende. Ty do te te merret goja kur te duash te pergjigjesh. Ti do te kesh fjalen e fundit, por jo fuqine per te folur e para."

Me kalimin e kohes, Jehona nje dite pa Narcisin, nje djale i ri i bukur, dhe ra ne dashuri me te. Ajo donte te fliste me te, por nuk mundi per shkak te mallkimit te Junes. Por ajo e ndiqte ne heshtje kudo djalin. Narcisi e ndjeu vazhdimisht pranine e saj dhe duke u zemeruar, bertiti nje dite: "Kush eshte ketu?"

Jehona u pergjigj: "Ketu!"

Duke mos pare askend, Narcisi perseri bertiti: "Eja".

Jehona e dobet arriti vetem te thoshte, "Eja", por nuk doli hapur.

Narcisi perseri thirri: "Pse me shmangesh?"

Megjithe perpjekjet e saj me te mira, Jehona mundi te bente vetem pjesen e fundit te se njejtes pyetje, "Shmangesh?"

Narcisi perseri thirri: "Le te jemi bashke!".

Jehona doli e lumtur e gatshme per ta perqafuar. Narcisi u tremb. Duke e pare, ai e refuzoi ate, "Ik! Me mire do te vdisja sesa te te dua ty."

"Te dua..." iu lut Jehona, por Narcisi nuk e degjoi ate dhe u largua. Jehona u ndje shume e fyer dhe e deshperuar. Ajo shkoi ne pjeset me te thella te pyllit. Ajo e kaloi pjesen tjeter te jetes ne shpella dhe mes maleve. Gradualisht trupi i saj u tha; eshtrat e saj u shnderruan ne gure. Asgje prej saj nuk mbeti pervec zerit te saj. Zeri i saj ende i pergjigjet kujtdo qe e therret ne shpella dhe male. Keshtu edhe sot ajo e ka fjalen e fundit.

Narcisi ne fakt ishte shume krenar. Ai jo vetem qe hodhi poshte Jehonen, por edhe nimfat e tjera. I lenduar nga perbuzja dhe pashpirtesia e tij, nje nga nimfat iu lut perendive qe Narcisit t'i jepej shija e ilacit te tij. Ajo u lut qe ai te dashurohej me dike qe nuk do t'ia kthente dashurine. Perendite e degjuan kete lutje dhe ia plotesuan.

Nje dite Narcisi, i lodhur dhe i etur pas gjuetise, hasi ne nje rrjedhe uji te paster. Ai u perkul per te pire dhe pa imazhin e tij te pasqyruar ne uje. Ai mendoi se ishte nje shpirt i bukur uji qe e shikonte nga uji. Ai u perpoq te prekte bukurine terheqese ne uje. Por imazhi u largua natyrshem, dhe pas disa castesh u kthye dhe e shikoi ate. I lidhur si me magji ai e veshtroi dhe menjehere ra ne dashuri me ate rini qe po shihte ne uje, pra me pasqyrimin e tij. Ai buzeqeshi me te! Dhe imazhi i buzeqeshi perseri. Ai beri shenje me krahet e tij edhe imazhi beri te njejten gje. Ai u bind se shpirti i ujit e donte ate. Ai harroi te hante dhe te pinte, vec qendronte mbi uje duke deshiruar imazhin, e duke qare nga malli. Por lotet e tij rane ne uje dhe imazhi u shua. Ai bertiti: "Mjerim! Mjerim!"

Jehona, e cila e ruante akoma ate, thirri: "Mjerim! Mjerim!" Meqe dashuria e tij nuk mund te adresohej, ai u largua ngadale dhe vdiq. Nimfat u mblodhen per te djegur trupin e tij. Ata bene nje pire funerali per te djegur trupin, por per habine e tyre, ata zbuluan se trupi ishte shnderruar ne nje lule te bardhe te kendshme dhe te brishte. Ata filluan ta quajne kete lule narcis. Keshtu, narcisi simbolizoi dashurine per veten.

Sot narcisizmi konsiderohet si nje forme e papjekurise emocionale. Do te thote nje interesim i tepruar ose admirim per veten, egoizem ekstrem, me nje pamje madheshtore te talenteve vetjake dhe nje deshire e forte per admirim.


anonim
kete vit
Kjo eshte nje tregim qe mesohet ne shkolle. Shume mire qe e ke rikujtuar, narcizmi eshte nje semundje e rrjeteve sociale (sot) dhe femijet po rriten me keto crregullime.