narcizem.aldikush genjen me buze e dikush tjeter me lote.

Cfare eshte narcizmi?

postuar kete vit, 77 lexime
Narcizmi, i njohur ne psikologji si "Crregullim Narcistik i Personalitetit", eshte nje nga tipet e shumta te crregullimeve te personalitetit - eshte nje gjendje mendore ne te cilen njerezit kane nje ndjenje te forte rendesie (ndihen te rendesishem), nevoje te thelle per vemendje e admirim, marredhenie te komplikuara dhe problematike, dhe mungese te thelle empatie. Por pas maskes se brishtesise e vetebesimit qe mbajne, fshihet nje fytyre delikate dhe e ndjeshme ndaj kritikes me te thjeshte e me te vogel.

Origjina

Ndersa koncepti i narcizmit eshte hasur qindra vite me pare, crregullimi narcistik i personalitetit u be i njohur si semundje vetem 50 vitet e fundit. Ky crregullim i ka degjesat e para ne mitologjine e lashte Greke. Sipas mitit, Narcisi ishte nje djale i pashe dhe krenar. Kur papritmas pa refleksionin e fytyres se tij ne ujin e nje lumi, ai u dashurua me veten e vet dhe si ndante dot syte nga reflektimi i tij. Ai qendroi ne breg te lumit duke pare veten derisa u tret aty e u mbyt ne uje.

Shkaqet

E verteta eshte se nuk dihet cfare e shkakton kete crregullim. Njesoj si zhvillimi i personalitetit apo crregullimet mendore, edhe shkaqet e crregullimit narcistik te personalitetit - jane komplekse, por sipas studimeve duket se lidhen me:

1) ambjentin - mosperputhjet dhe mosmarreveshjet ne relacionet prind - femije, me adhurime ose kritika qe nuk kuptohen nga femije dhe keto emocione zhvillohen mjerisht teksa femija rritet

2) gjenetiken - narcizmi mund jete nje karakter i kopjuar nga paraardhesit, zakonisht nga prinderit

3) neurobiologjine - koneksioni mes trurit, sjelljes, mendimeve.

Edhe dy fjale

Crregullimi narcistik i personalitetit shkakton probleme ne shume sfera te jetes, si ne marredhenie dashurore, ne pune, ne shkolle, ne financa. Narcistet jane pergjithesisht te palumtur, dhe zhgenjehen kur nuk marrin favoret speciale ose admirimin qe ata mendojne se marrin. Atyre u duket joplotesusese gjithcka qe kane, dhe te tjeret nuk e shijojne dot shoqerine e tyre. Sa shume ka per te fole...


anonim
kete vit
Pak njerez e njohin kete problem.
anonim
kete vit
Po ti u bere edhe psikolog tani, pasiqe ishe regjizor?
Adelina
kete vit
Une mendoj qe i vetmi shkak i narcizteve eshte prinderimi i keq.
anonim
kete vit
Shpresoj te prekesh edhe temen e tradhetise
anonim
kete vit
Sigurisht qe edhe tradhetia eshte nje tipar i forte i narcisteve. Njerezit e paplotesuar gjithmone e bejne.